Sallatë me fasule, e shijshme dhe shumë e shëndetshme nga Ardeta Koçi

12 Janar, 11:33| Përditesimi: 12 Janar, 11:35

  • Share

Sallatë me fasule

Përbërësit:

  • 1 tas fasule të ziera
  • 2-3 karrota të ziera
  • 1 qepë e kuqe e vogël
  • 1 fk stika pishe
  • 2 kastraveca turshi
  • 70 gr ullinj
  • 4-5 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë uthull molle
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fasulet një ditë më parë vendosen në ujë që të zbuten. Të nesërmen i ziejmë, derisa të mos e prishin kokrrën. I kullojmë dhe i marinojmë me kripë. Ndërkohë ziejmë shumë pak karrotat dhe i grijmë në copa. Qepën e presim përgjysmë dhe e grijmë imët në formë gjysmërrethi. Edhe këto i spërkasim me pak kripë. Në një tas të bollshëm i përziejmë të gjitha: fasulet, qepët, karrotat, ullinjtë, kastravecët e grirë, stikat, vajin e ullirit, piperin e zi, uthullën e mollës dhe majdanozin e grirë imët. E provojmë për shijen e kripës dhe e shërbejmë në një pjatancë duke e zbukuruar me gjethe majdanozi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?