Sallatë me bullgur nga Zonja Vjollca

27 Prill 2020, 11:45| Përditesimi: 27 Prill 2020, 11:47

  • Share

Sallatë me bullgur

Përbërësit:

1 gotë bullgur

Vaj ulliri

2 karrota

2 limona ( lëngu)

5 qepë të njoma

1/2 filxhan çaji misra të zierë

1 spec i kuq

Koper, majdanoz, nenexhik

1 filxhan çaji kastraveca turshi

1/2 filxhan çaji arra të copëtuara

Vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim një tigan të thellë me vaj ulliri. Shtojmë në të karrotat të grirë në rende, i përziejmë për një minutë. Shtojmë bullgurin dhe i kaurdisim së bashku, shtojmë një gotë e gjysmë ujë të valuar, lëngun e dy limonëve, kripë, i përziejmë dhe ulim temperaturën në minimum. E lëmë bullgurin të mbuluar për 15 minuta.

Ndërkohë qepët e njoma, majdanozin, koperin, nenexhikun, specin e kuq, kastravecat turshi i presim shumë imët. Arrat po ashtu i copëtojmë.

Largojmë bullgurin dhe e thërrmojmë me pirun pasi të ftohet. Shtojmë të gjithë përbërësit e prerë imët, misrat dhe arrat. I përziejmë, shtojmë vaj ulliri dhe e shërbejmë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?