Sallatë me brokoli nga zonja Vjollca

20 Nëntor 2020, 10:54| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 11:00

  • Share

Sallatë me brokoli

1 tufë brokoli

1/2 specë I verdhë

6 domate

2 lugë gjelle arra

80 gr djath të bardhë

1 lugë kafe mustardë

1 1/2 lugë gjelle uthull molle

pak vaj ulliri

 kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të valuar, ziejmë brokolin për 4-5 minuta e kullojmë dhe e vendosim në një tas. ( Nëse kemi tenxhere me sitë që të kaloni brokolin në avull akoma dhe më mirë për 6 minuta). Në tasin me brokoli shtojmë specin të prerë në shirita të hollë i përziejmë sëbashku. Në një tas përziejmë mustardë, uthull, kripë, piper të zi, pak vaj ulliri e përziejmë mirë dhe e marinojmë brokolin me specat. I lëmë kohë brokolit të ftohet dhe më pas shtojmë arrat domatet në 1/2 ose 1/4  nëse janë të mëdha. Në fund disa kubikë djathi dhe e shërbejmë menjëherë.

 

 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?