Sallatë e Pashkës nga zonja Albana

7 Prill 2023, 12:24| Përditesimi: 7 Prill 2023, 12:26

  • Share

Sallatë e Pashkës

Përbërësit:

  • 400 gr fileto mishi ose salçiçe pule
  • 3 patate të ziera
  • 150 gr djathë
  • 3 kastraveca
  • 1 tufë koper
  • Majonezë
  • Vezë të lyera

Përgatitja:

Djathin dhe patatet i kalojmë në rende, koperen e presim imët, kastravecat i presim në shirita të hollë, ndërsa fileton e mishit të zier ose salçiçet i presim në fetëza të vogla.

Fillojmë ndërtojmë sallatën në një pjatancë të madhe ku vendosim fillimisht një shtresë me mish, një shtresë me patate dhe djathë. Vendosim një lugë majonezë duke e hapur mirë në të gjithë sipërfaqen me lugë. Vendosim përsëri një shtresë tjetër, kastravecat, majonezë dhe djathë të grirë. E shtypim pak në qendër sallatën dhe e dekorojmë me koper të grirë dhe sipër vendosim një vezë të kuqe të pashkëve.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?