Sallatë e ftohtë me makarona nga zonja Albana

16 Shkurt 2023, 11:46| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 11:48

  • Share

Sallatë e ftohtë me makarona

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • Domate qershi
  • Ullinj
  • Djathë i bardhë
  • Vaj ulliri
  • Borzilok
  • Kripë piper 

 

Përgatitja:

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të vluar me kripë. I lemë makaronat të ftohen dhe ndërkohë përgatisim një salcë borziloku duke vendosur ne një mikser borzilok, vaj ulliri, kripë, piper. I vendosim makaronat në një tas ku shtojmë salcën e borzilokut, djathin e bardhë të prerë në kubikë, ullinjtë dhe domatet qershi. Në fund shtojmë pak vaj ulliri dhe erëza për shije.

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?