Sallatë çezar nga zonja Albana

5 Janar 2023, 11:29| Përditesimi: 5 Janar 2023, 11:30

  • Share

Sallatë çezar

Përbërësit:

Për pulën:

  • 300 gr fileto pule
  • 1 ls vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 ls gjalpë
  • Rozmarinë
  • Kripë, piper
  • Uthull balsamike

Për salcën:

  • 10 açuge
  • 2 thelpinj hudhër
  • 4-5 ls vaj ulliri
  • 250 gr majonezë
  • 50 gr djathë parmixhano
  • 2 ls lëng limoni
  • Majdanoz

Garnitura:

  • 3 feta bukë tosti
  • 2 ls vaj ulliri
  • 20 gr gjalpë
  • 2 vezë të ziera
  • Misër i zier
  • Sallatë jeshile

Përgatitja:

Marinojmë pulën me kripë dhe piper dhe e kaurdisim në vaj të aromatizuar me hudhër. Pasi pula është skuqur mirë e lemë të ftohet dhe e ndajmë në fije ku e marinojmë më uthull balsamike, vaj ulliri dhe rozmarinë. Përgatisim salcën duke vendosur në një mikser majonezën, hudhrat, açuget, djathin parmixhano, majdanozin, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit. E punojmë mirë salcën derisa të bëhet homogjene dhe shumë kremoze.

Vendosim në një sallatiere sallatën jeshile, mishin e pulës, misrat e zier, bukën të prerë në kubikë të vegjël dhe vezët e ziera. E marinojmë me salcën e përgatitur dhe e emi gati për ta servirur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?