Sallata e krishtlindjeve nga zonja Albana

23 Dhjetor 2022, 11:23| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 11:24

  • Share

Sallata e krishtlindjeve

Përbërësit:

  • 200 gr arra
  • 5 vezë të ziera
  • 5 patate
  • 3 karrota
  • 200 gr biftek
  • 100 gr majonezë

Për dekorin:

  • Karrotë
  • Shegë
  • Djathë pice
  • Kopër

Përgatitja:

Fillimisht vendosim bifekun të ziejë. Pasi ka zjerë mirë e copëtojmë në fije. Grijmë patatet e ziera në rende, gjithashtu edhe karrotat. Thërrmojmë arrat dhe vezët e ziera.

Në një pjatancë vendosim në qendër një formë rumbullake ose një gotë. Rreth formës vendosim shtresën e parë me biftekun e grimcuar. E ngjeshim mirë rreth formës në mënyrë që të vendoset në mënyrë rrumbullake. Shtojmë majonezën duke e puthitur mirë me lugë rreth shtresës së biftekut, më pas vendosim një shtresë me patatet e grira, përsëri majonezë, një shtresë me arra, me karrota dhe majonezë. E punojmë mirë me lugë duke e ngjeshur dhe në fund shtojmë një shtresë me vezët e thërrmuara. Largojmë formën ose gotën nga qendra e pjatancës dhe hapësirën e mbushim me kokrra shege. Bëjmë një spërkatje të mirë të gjithë sallatës me kopër të grirë dhe në fund vendosim copëza djathi pice të prera në forma sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?