Salijani: Shifrat për kanabisin janë
​më të larta se ato të policisë italiane

3 Nëntor 2017, 18:43| Përditesimi:

  • Share
Gjatë ditës së sotme është publikuar raporti i Guardia di Financia, lidhur me hapësira e kanabisit.

Në Report TV, ka qenë i ftuar deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salijani. Salijani ka komentuar shifrat e publikuar nga policia italiane.

Salijani ka thënë se shifrat e publikuara nuk janë reale për faktin se monitorimi është bërë nga ajri, në kordinatat që ka sugjeruar policia shqiptare.

Nëse vëzhgimi do bëhej në terren atëherë do ishin më të larta shifrat. Salijani ka hedhur akuza se qeveria ka favorizuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar.

Fjala e plotë:

Në vitin 2017 ka pasur një vëzhgim më ta madh të territorit nga policia e shtetit dhe Guardia di Financia, ka një kufizim të hapësirave të mbjella me kanabis.

Ka një arsye themelore në fakt, sepse trumbeton atë që Partia Demokratike e ka thënë në këto katër vite, sot është fakt botërisht i njohur, që lidhja e politikës me krimin, banditët, me familjet mafioze.

Le të themi që viti 2017, pra në shkurt është larguar ish-ministri Saimir Tahiri, ai tani është i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar. Ka pasur protesta nga opozita, e cila ka krijuar paqëndrueshmëri për trafikantët, kanë stepur vazhdimin e aktivitetit kriminal.

Nuk janë këto shifrat reale,  që ka publikuar policia italiane por po të bëjm një analizë në terren, dalin shifra më të larta se kaq. Media do të bëj investigim në të ardhmen lidhur me tregun e drogës, për të kuptuar se sa e lehtë është të gjesh drogë në vendin ton.

Lidhja e familjeve mafioze me politikën, ka bërë që të lulëzoj kanabisi. Dua tu them se nuk janë këto shifrat reale që ka treguar ditën e sotme Guardia di Financa, por ka shifra më të larta.

Çmimi i drogës para dy vitesh shitej me 1100 euro për, tani shitet me 100 euro kilogrami, dmth që ka shumë sasi kanabis. Kontrolli mund të bëhet nga ajri, është ndryshe kur nxirren rezultatet në terren, mendoj se të dhënat dalin ndryshe nga ato të policisë italiane.

Krimi ka avancuar më tepër, kemi situatë alarmante, kam informacione se tani mbillet një farë vietnameze që bëhet për një muaj, ndërkohë që monitorimi nga ajri bëhet më rrallë.

Ka një grupe të strukturuar kriminale, që nga prodhimi dhe shpërndarja e drogës. Nuk ka pasur asnjë rast, ku të jetë shkatërruar plotësisht një grup i strukturuar kriminal, me rastin e Habilajve ishte merita e policisë italiane, që për katër vjet zbuloj çdo gjë për ta shkatërruar grupin kriminal të Habilajve, në territorin e vet policia italiane i ka kapur këta anëtar të grupit të strukturuar italian, ndërsa në vendin ton, nuk është zbuluar asnjë përveç arrestimeve që kërkoj policia italiane.

Ministri italian, nuk e ka takuar kryeministrin Rama, sepse ka qenë për takim jashtë, nuk ka mundësi që një ministër të bëj gjithçka vetëm, por ka lidhje me Edi Ramën. Ish-ministri Manjani u shkarkua sepse tha se duhet të ndërhyjë ushtria për të shkatërruar grupet e narkotrafikantëve.

Nuk e di nëse do ti bjeri Fatmir Xhafës, që të jetë në postin e ministrit të brendshëm deri sa të vijë një ditë të arrestoj eprorin e tij Edi Ramën.

Ka dy gjyqe për politikanëve, gjyq politik, kemi rastin kur janë dënuar për abuzim seksual ish-ministri anglez, për të mos thënë se janë bërë arrestime për plagjiaturë dhe jo për përfshirjen me krimin e organizuar.

Këta e kanë kanabizuar vendin, çdo dite e më shumë situata rëndohet, për sa kohë nuk luftohet krimi i organizuar, lufta kundër kanabisit.


Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?