Salianji: Dëbimi i diplomatëve rusë, një vendimarrje e drejtë por e vonuar

26 Mars 2018, 18:03| Përditesimi: 26 Mars 2018, 18:23

  • Share

I ftuar në studion e ReportTv Ervin Salianji, deputet i partisë Demokratike ka folur rreth çështjeve kryesore të pozitës dhe opozitës. Ai tha një vendimi i shpalljes “non grata” të diplomatëve rus ishte një vendim i drejtë por i vonuar.
Pasi Shqipëria ndjek vendimmarrje që burojnë nga aderimi i Shqipërisë në Organizata Ndërkombëtare, ndërsa Rusia ndjek politika që janë në kundërshtim me interesat e Shqipërisë.
I pyetur sesa është dëmtuar partia Demokratike nga investigimi i “Mother Jones” Salianji ka theksuar që problem kryesor i Shqipërisë është kapja e krerëve që sollën 180 mln euro drogë në Shqipëri dhe jo stisjet e një lajmi të sponsorizuar nga partia Socialiste.

Janë akuza për konsum të stisura politikisht

deputeti i PD, Ervin Salianji

Salianji tha gjithashtu që pozita i ka të gjitha instrumentat e duhura për ta zbardhur të gjitha akuzat ndaj partisë Demokratike, dhe PD është e hapur dhe injurajon të gjitha institucionet për ti shkuar në fund.

Të gjitha partitë opozitare janë në një front për të çrrënjosur pozitën, krimet e saj.
Një mesazh i dhënë nga kryetari I opozitës për hapjen e negociatave, por po pengohet nga Rama si pengimi i hetimit të Tahirit apo mungesa e kapjeve të peshkut të madh.
Qeveria ka një lidhje të fortë me krimin, dhe ne së bashku me partitë e vogla  po mbledhim forcat. Mazhoranca e Edi Ramës është e vetmuar, ne jemi të mbledhur, sot opozita shihet që është e unifikuar dhe e bashkuar. 27 janari është vetëm fillimi I një lëvizje të gjatë ku opozita e bashkuar vazhdon rrugën kundër abuzimit të hapur

deputeti i PD, Ervin Salianji

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 27/03/2018 17:56

    Po çfar na nxirrni ne ekrane qe te bejne politike. Shko more mer breket e Grites dhe vuri ne tel te teren se jane lagur teper.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?