Salianji: S'trembem nga dordolecët!
Ndreu:Opozitë e lodhur e qaramane

13 Nëntor 2017, 14:17| Përditesimi:

  • Share
Ka vijuar përplasja mes dy deputetëve Ervin Salianji i PD dhe Pjerin Ndreu i PS edhe një javë pas 'sherrit' në Komisionin e Sigurisë. Salianji pretendoi se është kërcënuar nga kolegu Ndreu, dhe për këtë PD iu drejtua Kuvendit me një kërkesë, për përjashtimin e socialistit.

Byroja e Kuvendit ka vendosur sot në favor të Ndreut, duke arsyetuar se nuk përjashtohen deputetët për sharje në komisione. Kjo ka revoltuar deputetin e djathtë, Salianji, i cili është hedhur menjëherë në sulm. Ai ka deklaruar se nuk trembet nga asnjë lloj dordoleci, ndërsa kërkon që të zbatohen rregullat.

“Ruçi ka marr vendimin komunist nuk është aq i ‘virgjër’ siç hiqet seancave parlamentare, përsa i përket rastit mua nuk më tremb asnjë lloj dordoleci. Nuk është një çështje personale por nuk mund të toleroj një fjalor të tillë në një mbledhje komisioni. Kërkoj të zbatohen rregullat”", deklaroi Salianji.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i deputetit Pjerin Ndreu, i cili theksoi me ironi se në kopshtin e PD kalamajtë janë qaramanë e vënë kujën për asgjë. Duke këshilluar kolegët e djathtë, Ndreu deklaron se medaljet në politikë nuk fitohen kështu.

“ Me ardhe djali ne shpi nga kopeshti me te thene, se njeri me tha do rrafe, ti se merr seriozisht ! Ne kopeshtin e PD kalamajt jane qaramane e vene kujen per asgje ! Medaljet ne politike nuk fitohen keshtu. Po kur thone thone se duhet terheqe zvarre, duhesh kape per zhelelsh, apo kur artikulojne akuza publike banale e te genjeshtra per droge e idiotesi keta te kopeshtit te PD ?! Keta shohin qimen te syri tjetrit e nuk shohin traun te syri vete ! Mjere ne per opoziten e lodhur dhe qaramane!”, tha Ndreu.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?