Ervin Salianji në seancën gjyqësore në Apel

Çështja 'Babale', shtyhet sërish seanca gjyqësore në Apel për deputetin Ervin Salianji

18 Korrik 2022, 12:26| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 14:17

  • Share

TIRANË-Është shtyrë sërish gjyqi në gjykatën e Apelti ndaj deputetit Ervin Salianji për çështjen 'Babale'. Avokatët e deputetit Salianji kanë depozituar sërish kërkesa për shtyrjen e seancës. Po ashtu edhe një nga anëtarët e trupit gjykues nuk ishte i pranishëm, ndërsa seanca e ardhshme do të mbahet më datë 29.09.2022.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar  në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. 

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?