Salianji në Lushnje, takim me fermerët: Virusi ka 8 vjet, që kur ka ardhur Edi Rama në pushtet

8 Maj 2020, 14:23| Përditesimi: 9 Maj 2020, 11:08

  • Share

TIRANË- Akuzat e radhës të opozitës vijnë në emër të fermerëve. Nga Lushnja, ish- deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka lënë në harresë në këtë kohë pandemie, edhe bujqësia është një nga pjesët më të rëndësishëm të ekonomisë.

 “Qeveria nuk flet për sektorin bujqësor. Bujqësia është në gjendje të mjerueshme në të gjithë vendin.  Ne kërkojmë që të kthehet vëmendja tek fermerët dhe sektori bujqësor, që është një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së vendit”- tha Ervin Salianji.

Nuk kanë munguar as akuzat se paratë u shpërndahen një grushti të vogël oligarkësh.

"Ekonominë e kontrollojnë 2-3 oligarkë. U jep naftën, edhe portet, ndërtimin, shpërndarjen, magazinimin. Shqipëria punon për 10 vetë, ndërkohë që 3 milionë të tjerë vuajnë”-tha Salianji, i cili e krahasoi qeverinë Rama me një katastrofë. “Në çdo sektor thonë që Rama është bërë më keq se virusi. Ata tremben më shumë nga katastrofa Rama, sesa nga virusi i koronës.”- u shpreh Salianji.

Sipas zyrës së shtypit të PD-së, fermerët i janë "ankuar" ish- deputetit për çmimin e lartë të naftës, për mungesën e subvencioneve dhe mungesën e blerësve.

Nafta është shumë e shtrenjtë dhe e paguajmë njësoj si karburantin e makinës së Edi Ramës. Qeveria nuk ka na ka fare në listë. Nuk na ka as për gjë, rrojmë apo nuk rrojmë. Nuk marrin subvencion. Ka nxjerrë policët, ka bllokuar tregjet që fermerët të mos dalin e të shesin.”

“Virusi ka 8 vjet, që kur ka ardhur Edi Rama në pushtet”, thanë fermerët.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lalka i Radanecit: 08/05/2020 19:33

    I biri putankes Salihalja i zgjidhi problemet e fermereve.A pika Sheges qe te ngjizi ne haur te lopes

    Përgjigju
  • KOPILI SHEGËS: 08/05/2020 15:26

    Ore ky kopili i shegës në haurin e lopës duhet të jet në burg e ky vazhdon lef dit e nat. O pik e zez.

    Përgjigju
  • Gim: 08/05/2020 14:35

    Punon ai ligji i grumbullimeve apo jo? se salijani i paska mbledhur mbi 5 veta...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?