Deputeti Ervin Salianji

Salianji ‘kunj’ Berishës nga SHBA: Lufta kundër korrupsionit, jetike për ta shpëtuar Shqipërinë

14 Dhjetor 2023, 07:05| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 07:07

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një vizite së bashku me disa deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë.

Përmes një videomesazhi nga Qendra Qeveritare e Kongreseve, Salianji shprehet se për Shqipërinë është jetike lufta kundër korrupsionit. 

Sipas tij, korrupsioni është plaga më e madhe që e ka mbërthyer vendin prej 10 vitesh.

Megjithatë, reagimi i Salianjit duket edhe si "kunj" për kreun e Rithemelimit, Sali Berisha i cili po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv. Prokuroria e Posaçme ka dërguar kërkesën në Kuvend për heqjen e imunitetit me qëllim caktimin e masës "arrest në shtëpi" ndaj Berishës, pasi injoiroi urdhrin e GJKKO për detyrim paraqitje.

"Në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e domosdoshme që çdo vend të ketë kontroll dhe balancë të pushteteve, të ketë pushtet gjyqësor të pavarur, të ketë institucione të cilat balancohen dhe kontrollojnë njëra-tjetrën për të bërë të mundur që korrupsioni të luftohet pavarësisht nivelit, pavarësisht personave dhe pavarësisht fuqisë së atyre që e ushtrojnë. Ky është mesazhi kryesor që po jepet në Qendrën Qeveritare të Kongreseve", shprehet Salianji në videon e publikuar në llogarinë e tij të Facebook.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/12/2023 03:03

    Le te futim ne liste dhe Salianj Babalen!

    Përgjigju
  • karama: 14/12/2023 14:28

    PARA LIGJIT TE GJITH NJESOJ

    Përgjigju
  • Piciruku: 14/12/2023 08:33

    Ahahhaha kunj Berishës e ndërkohë qeverria po bën kërdinë ka 10 vjet, Nejse fajin e ka Sali kërma ????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?