Salianji dorëzon amendamentin për amnistinë penale: Përjashtim deputetëve apo zyrtarëve, të hiqet çdo lidhje me procesin tim

26 Janar, 12:30| Përditesimi: 26 Janar, 16:45

  • Share

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka dorëzuar në Kuvend propozimin e tij sa i takon projektligjit për “Dhënien e Amnistisë” për rreth 600 të dënuar, mes tyre 14 gra dhe 10 të mitur.

Ndryshe nga deputeti Ferdinand Xhaferraj i cili dorëzoi në Kuvend një amendament ku kërkohet amnistimi i çdo personi që është dënuar me 2 vjet nga shkalla e parë dhe nuk është dhënë ende një vendim i formës së prerë nga gjykata e Apelit, Salianji  propozon që nga ky amendament të përjashtohen deputetët apo ish-deputetët.

"Dua të theksoj se unë nuk hyj tek ata që cënojnë dinjitetin, nuk bëj asnjë kompromis me asnjë nga akuzat, bandit, kriminel mafioz që është përfshirë në trafik droge. Jam i vetmi politikan që gjykohem në gjykatë për shkak të një denoncimi në interes publik”, u shpreh Salianji gjatë deklaratës së tij nga kryesia e Kuvendit. 

Në këtë mënyrë, Salianji hedh poshtë aludimet se kërkon të përfshijë veten e tij në projektligjin për amnisti për shkak të dënimit të tij me 1 vit burg nën akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim sa i takon inskenimit të audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.

Amendamenti i propozuar nga Ervin Salianji

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?