Ervin Salianji

Salianji: Basha po na përgjërohet 'edhe për një tjetër herë të fundit'! 9 vite luftuam për të, e vetmja lufte e tij, ajo kundër demokratëve

10 Mars 2022, 21:20| Përditesimi: 10 Mars 2022, 21:21

  • Share

Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të largohet nga drejtimi i PD-së.

Me një postim në Facebook, Salianji shkruan se Basha po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë "duke u përgjëruar 'edhe për një tjetër herë të fundit'", por shton se kryedemokrati po tenton të çojë PD-në drejt fundit.

"Lulzim Basha duhet të ikë! Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për një tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit! Ai thotë që “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar. Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal!  Si përherë me demokratët", shkruan Salianji.

Humbja dramatike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka krijuar me shpejtësi një grup të ri kundërshtar në Partinë Demokratike kundër Lulzim Bashës.

Grupi i ri që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës pas gjashtë humbjeve radhazi, përbëhet nga të paktën 16 deputetë të PD-së, të cilët gjithsesi vijojnë të mbeten të distancuar nga lëvizja e Berishës.

Deputetët që kanë dalë kundër Bashës janë Grida Duma, Xhelal Mziu, Ilda Dhori, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Tomor Alizoti, Dashnor Sula, Ferdinant Xhaferri, Helidon Bushati, Ramadan Lika, Ramadan Lika, Elda Hoti, Lefter Gështenja, Kasem Mahmutaj dhe Selaudin Jakupllari.

Komento

Komente

  • BENI: 12/03/2022 00:11

    EDHE ti katunar i korces duhet te ikesh bashke me bashen,,,,ti je me hale se basha....

    Përgjigju
  • JamKushJam: 11/03/2022 15:33

    Ja ku e nxori koken ky bablja, qe ka pasur gjat gjithe kohes dashuri te paster per Bacen e tij Salpordhen!!!! Nejse ky they Suma te nje kalibri jan, duan te marrin partine ne emer te Sal Pordhes!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?