Sali Berisha thërret Kuvendin Kombëtar, do të bëhet votëbesimi i kryetarit

10 Nëntor 2023, 13:58| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 16:39

  • Share

Sali Berisha thërret Kuvendit Kombëtar të grupit të Rithemelimit të PD-së.

Mbledhja është caktuar të mbahet më 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Në njoftimin për median thuhet se vendimi u mor pas konsultimit me forumet. Mësohet se do të bëhet edhe votëbesimi i Sali Berishës, pasi sipas statutit në rast të humbjeve të zgjedhjeve lokale votëbesimi është detyrim.

"Gjatë këtij Kuvendi do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë. Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brenshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës" thuhet në njoftimin per median.

Kjo lëvizje e tij e radhës vjen në një kohë që po krijon kaos dhe po refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës detyrim paraqitje të caktuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?