Sali Berisha në arrest shtëpie, Boçi akuza ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka: Morën urdhër nga Edi Rama

30 Dhjetor 2023, 15:10| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 15:14

  • Share

1703945578_luianoboi.PNG

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas masës së dhënë nga GJKKO për arrestin shtëpiak të Sali Berishës. Ai akuzoi prokurorët që po hetojnë çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani dhe gjyqtarja që mori vendimin, kanë marrë urdhër nga kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Boçi hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj 2 prej prokurorëve të SPAK si dhe tha se me këtë vendim, Shqipëria renditet krahas vendeve diktatoriale.

“Vendosën në asnjë provë fakt apo dokument, masa kufizuese tipike për narko-diktaturën. Kështu sot Edi Rama me një akt urrejtje të papërmbajtur politike urdhëroi mercenarët e vetë në prokurori dhe gjykatë, Arben Krajën ish-xhelat oficer i policisë sekrete i regjimit komunist dhe Enkeleda Millonai prokurore e SPAK me lidhje të ngushta me krimin që të vendosin në arrest shtëpie Sali Berishën me mbikëqyrje policore dhe ndalim të plotë komunikimi. Me këtë akt e rendisin Shqipërinë krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës Venezuelës etj. Me këto akte, mendon se do realizojë ëndrrën makabre të një Shqipërie pa opozitë”- tha Boçi.

SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?