Sali Berisha, me “mafinë”
serbe kundër Kosovës

16 Prill 2012, 11:44| Përditesimi:

  • Share
TIRANE-E përditshmja kosovare Zëri i kushtoi sot kopertinën skandalit të bllokimit të linjës së interkonjeksionit 400 KV të Shqipërisë me Kosovën financuar nga banka gjermane KFW. Shkrimi u botua dy ditë më parë në gazetën Shqiptarja.com.

  Ja shkrimi i gazetës Zëri.
"Sali Berisha, me “mafinë” serbe, kundër Kosovës"

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi që për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011, është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe.
Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, tha burimi i gazetës. Ketu shkrimi online i gazetes Zerit
(sg/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?