Shpalli 'non grata' Sali Berishën, Rithemelimi e pranon: Vizita e Blinken në Tiranë shumë e rëndësishme

14 Shkurt, 19:24| Përditesimi: 14 Shkurt, 19:35

  • Share

Ndonëse shpalli 'non grata' Sali Berishën dhe ky i fundit ngriti një padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rithemelimi e pranon që vizita e Antony Blinken në vendin tonë është shumë e rëndësishme.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i Sali Berishës Tritan Shehu thotë se vizita e drejtuesit të diplomacisë së SHBA me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.

“Blinken, vizitë shumë e rëndësishme për Shqipërinë e Rajonin. E drejtuesit të diplomacisë së partnerit tonë kryesor gjeo-politik, kampionit të demokracisë e vlerave, SHBA.  Veçanërisht e tillë kjo në momente të rrezikshme për rajonin plot interferenca nga lindja, që sjell pasoja në forcimin në rajon të autokracive që shkatërrojnë parlamentarizmin e emërojnë opozitën”, shkroi deputeti Shehu.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?