Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, nën akuzë për aferën Partizani kanë shkelur arrestin e shtëpisë dhe kanë takuar një grup gazetarësh të emisionit investigativ Report në Rai Tre për të dhënë një intervistë.
Me zë dhe figurë, Sali Berisha shfaqet në një ambient të përbashkët me dhëndrin e tij dhe grupin e gazetarëve duke shkelur hapur masën e sigurisë që i ndalon atij dhe Malltezit çdo lloj komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjetojnë.
Që në fillim të intervistës gazetari shprehet se është një situatë paksa e çuditshme duke qenë se ish-kryeministri ndodhet në arrest dhe i akuzuar për korrupsion, por Berisha i thotë se është në hetim politik.
Si Berisha dhe Malltezi këtë herë kanë kaluar vijën e kuqe, ndonëse deri më tani drejtësia e ka bërë një “sy qorr dhe një vesh shurdh”, për daljet çdo natë të ish kryeministrit në dritaren e ballkonit të shtëpisë duke mbajtur fjalime para militantëve.
Pra, ndonëse më parë ka komunikuar nga dritarja, këtë herë shkelja është edhe më e rëndë pasi ka takuar njerëz përveç bashkëjetuesve, por edhe e ka treguar me figurë përmes pamjeve që shfaqen në televizion italian duke sfiduar drejtësinë në pikën e fundit.
Ish-Kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej fundit të dhjetorit të kaluar, pasi më parë kishte refuzuar vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv pasi ndihmoi dhëndrin e tij për privatizimin e kompleksit Partizani. Malltezi nga ana tjetër është në arrest që prej 24 tetorit dhe përveçse për korrupsion pasiv akuzohet edhe për pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Gazetarit nuk i besohej se po bente interviste me dike ne arest shtepie , as ne republikat e bananeve. Te vjen turp qe je Shqiptar kur sheh se si pershkruhet me te drejte ne bote kryeministri qesharak Shqiptar edhe niveli katastrofe i shtetit Shqiptar duke filluar nga gjerat me banale e deri bandat mafioze apo korrupsini madhor! Rama nje zgenjim i tmershem
PërgjigjuMos u merzit! Bej durim! Edhe 10 vjet e do iki Rama.
E dini atë shprehje të Nastradin Hoxhës? Për të shkuar në Kasaba mori për rrugës disa kg qershi të cilat i tepruan kur mbrriti në qytet. Atëhere e la qesen me gjysmat e tyre në një vend që të ishte i dallueshëm për të. Por duke patur mëndhe të mbrapshtë se dikush mund ti gjente i spërkati me shifrën e tij. Si ndëshkim për atë që do guxonte ti hante. Pasi mbaroj punën në qytet kthehet për në fshatin e tij. Kur kalon para vendit ku kish fshehur qershitë e shikon qesen të paprekur. Por u kujtua se i kish shurritur para dy orësh. Ndërkohë ju hedh një sy dhe vështron qershitë e parë . Ju duk e palagur prej shurrës. --Kjo është e pa përmjerrë -tha. E futi në gojë. E kështu me radhë kur zbriti në fshat e kish ngrënë gjithë qesen me qershi. Të gjithë prokurorë r gjykatës aty janë këlyshët të rrahur prej Berishës dhe Metës këtu e 20 vjet para. Ai brez nuk i ha të zotët që i patën rahur për 15 vjet. Pra do bërë durim derisa magjistrati të nxjerrë kuadro të pa rrahur që këlyshët. Ju përshëndes.
PërgjigjuNë arrest shtëpie është. Kështu tha dhe vet ai. Mos e besoni po deshët.
PërgjigjuA ka shtet ne Shqiperi?? Per çfare paguajn shqiptaret pjestaret e organeve te drejtesise rroga te majme e privilegje,kur nuk bejne detyren qu u ngarkon kushtetuta??!! Kjo eshte shkelje flagrante e ligjit,dhe reagimi i duhur duhej menje here,keta dy individet te trasferohen ne dhomat e sugurise,duhet tu iqet mundesia qe keta te tallin sumen me ligjet dhe shqiptaret ne teresi. Jeni akoma ne kohe per te vepruar qe te mos lejohet tu nziet fytyra nga ky skandal!!
PërgjigjuNuk u mjaftojne kaq prova ... institucionet e drejtesis po presin videot te talin ne tiktok per te nderhyre sic bejne me njerezit e thjesht.. Turp per drejtesine kush eshte me pushtet nuk ndershkohet.
TURPI KA NJË EMËR,O.P.GJ, PROOKUROR,GJYKATËS. TURP.MJAFTË U TALLËT ME KËTË POPULL.
PërgjigjuVeprimet e Saliut dhe Ilirit thjeshte tregojne realitetin shqiptar te te fortit… jo te gjithe jane te barabarte para ligjit.
PërgjigjuKete intervist do kete sponsorizuar beketi ai mashtrues profesionist qe grabiti doic bank e Enel italian Dhe me ndihmen e ca zorraxhinjve shqiptar denuan dhe shwiperin nga banda e arbitrazhit
PërgjigjuRepublike Bananesh jemi dhe kemi per te ngelur,shtet kanunor ,shpellaresh dhe hajdutesh,ketu nuk ben dallim asnje krah politik si mjatas dhe djathtas.
Përgjigjuc'eshty ky mo dogji shkatrroj vrau thyen ligjet pse e perkedhelni si kur eshte babai i kombit
PërgjigjuNe Shqiperi egziston kanuni dhe jo ligji,ky eshte nje realitet eshte per te ardhur keq dhe ska lidhje fare me demokracine tolerimi ndaj shpellarit.
PërgjigjuEpo ti tjekin i kokerr plumbi sic knka tjekur edhe ai te tjereve edhe e zbatojme kanunin plus dhe shqiperia bie rehat e ne qetesi
Le te jape intervista,nuk prish pune.Edhe Geringu jepte intervista para e mbrapa pasi rra ne duart e aleateve,por ne fund gjyqit e denimit nuk i shpetoi.S.d.q.nje gje bie ne sy,qe te dy kane mbetur gjysma e atyre qe kane qene! Burgimi edhe ne shtepi /me te gjitha konitat/,prape eshte i padurueshem.
PërgjigjuKush e di sa kane paguar per kete emisjon te rai3 midis ketyre aty eshte dhe hajdarmataj,ndremjetesi i emisjonit ka qene zari i metes Kulla..
PërgjigjuEdhe SPAK doli nje flluske sapuni! Sali plehu del edhe ne televizioni italian e jep intervista ne arrest shtepie.
Përgjigju