VIDEO/ Sali Berisha del sërish blof, poston videon e manipuluar për policët bashkiakë! Kush është ish-OPGJ-ja shoferi i Drejtorit të Policisë në kohën e PD

25 Tetor 2022, 18:06| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 14:52

  • Share

Sali Berisha ka postuar sot një video në Tik Tok, ku pretendon se drejtues të Policisë Bashkiake udhëzojnë dy punonjës që të vendosin gjoba në Tiranë. Por, e vërteta e videos është krejt ndryshe dhe manipulimi i Berishës trashanik. Video daton e rreth tre viteve më parë dhe është xhiruar në mjediset e Komisariatit Nr. 1 të Tiranës, ku dy punonjësit e Policisë Bashkiake kishin shkruar për të bërë kallëzim penal ndaj një qytetari që i kishte penguar të ushtronin kryerjen e detyrës së tyre, të cilin e kishin gjetur në shkelje të hapësirës publike.

Personi që dëgjohet në video dhe i merr në pyetje dy policët bashkiakë sipas një njoftimi të bashkisë quhet Alban Ramaj, asokohe me detyrën e OPGJ-së në Komisariatin Nr. 1. Punonjësit e Policisë Bashkiake e kanë sqaruar mbi rrethanat e vendosjes së gjobës ndaj biznesit të qytetarit. Ka qenë pikërisht ky ish-oficer i OPGJ-së që i ka çuar dhe videon Berishës. Alban Ramaj ka edhe një lidhje të vjetër me Sali Berishën, duke qenë se në kohën kur PD-ja ishte në pushtet, ai ka shërbyer si shofer i Hysni Burgajt, ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i emëruar nga vetë Sali Berisha. Alban Rama më vonë ka përfituar dhe është emëruar si Oficer i Policisë Gjyqësore. 

Por Alban Ramaj mohoi kategorikisht për Report Tv që mund të ketë xhiruar ai video dhe aq më tepër t’ja ketë dërguar Sali Berishës.

“Punonjësit e policisë bashkiake kanë sqaruar pozicionin e tyre shumë korrekt, ndërsa kallëzuesi me pafytyrësi i ka filmuar në mënyrë të fshehtë për ta përdorur me pas për interesat e veta. Nuk jam unë ai qe i ka dërguar videon Sali Berishës. Për sa i përket të qenit shofer i Hysni Burgajt, është e vërtetë dhe ndihem krenar që kam punuar me një drejtor si ai”, thotë Alban Ramaj.

Personi që ka bërë videon, sipas Alban Ramajt, është Veli Mehaj. Ky i fundit e ka publikuar videon ditën e fundit në Tik-Tok, të cilën e ka marrë Berisha, duke e paraqitur sipas interesave të tij politike dhe duke dezinformuar publikun.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 26/10/2022 09:49

    Kur fajetori nuk ndeshkohet,ai trimerohet per berje te fajeve te reja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?