Sali Berisha

Sali Berisha del hapur kundër vetingut: Do votoj kundër në Kuvend

3 Shkurt 2022, 22:49| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 22:57

  • Share

TIRANË- Sali Berisha e ka pranuar hapur se është kundër Vettingut! Edhe pse ndërkombëtarët janë investuar dhe kanë deklaruar se vettingu duhet të vijojë që të shkohet deri në fund pastrimit të drejtësisë, Berisha e thotë me zë të lartë se do të hedh votën e tij kundër në Kuvend, pasi nuk është dakord që të shtyhen afatet.

Ai e cilëson vetingun si mekanizmin më shkatërrimtar të drejtësisë.

“Unë konsideroj vetingun nga lart poshtë si mekanizmin më shkatërrimtar të drejtësisë. Kurrë unë nuk bëhem bashkëfajtor në një akt të shëmtuar që la Shqipërinë të kapur nga narkoekzekutivi, që privoi shqiptarët nga e drejta themelore e një procesi të drejtë gjyqësor, që ka bllokuar investimet e huaja, që po rrit inkriminimin e shoqërisë dhe krimin e organizuar. Para tre vjetësh kur nuk kishte Gjykatë të lartë ishin 35 mijë dosje pa u shqyrtuar dhe sot pas dy vitesh punë të Gjykatës së lartë numri I dosjeve është po 35 mijë. U shkatërrua në mënyrën më të papërgjegjshme një sistem që kishte probleme, por që ishte ky sistem që me burgosjen e banadve bëri futjen e Shqipërisë në NATO.  A e dini ju që një task forcë në atë kohë dërgoi 350 zyrtarë në gjykatë A e dëgjuat ju regjistrimin e Erion Velisë, e bënë SPAK-un në një institucion që e ndërzen kudo.Vota pro zgjatjes së organeve të vetingut është një akt bashkëqeverisjeje”, tha Berisha në një intervistë për emisionin 'Log'.

Berisha ka hedhur akuza dhe ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, ish-kreun e KED Ardian Dvorani dhe Ervin Pupes në lidhje me vetingun. Sipas ish-kryeministrit dosjet e tyre ruhen në kasafortë.

“Më gjej pak vetingun e Sokol Sadushit, Ardian Dvoranit dhe Ervin Pupes, atë veting e ka bërë KLGJ dhe është krejtësisht i zi,  e mban në kasafortë një Ilir Toska, ata janë për t’u proceduar, janë të gjithë peng të Ramës. Kur i thashë Bashës më thoshte mos e thuaj, po unë e thashë. Unë kam dashur të mbaj interesin publik sepse s’më detyronte të heshtja", tha Berisha. 

Ndërkombëtarët kanë kërkuar hapur që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK. Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

Ora 22:33
Gjykata do të vendosë për 'fatin' e Metës, Berisha i del në mbrojtje: Kushtetuesja nuk mund të përdoret si “hanxhar” për fjalën e lirë

1643552587_BERISHAAAA.jpg

Në betejën e Ilir Metës me Gjykatën Kushtetuese, e cilat pritet që të vendosë nëse do ta shkarkojë presidentin apo jo, Sali Berisha si aleat i Metës i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit. Berisha tha se asnjë anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk e meriton atë vend nëse merr vendim për “fjalë”. Sipas Berishës është e pa pranueshme që të përdoret Gjykata Kushtetuese si një hanxhar për të prerë fjalën e lirë.

“Dua të shprehem për procesin dhe është histori politike e turpshme. Evokim i nenit 55 të Kohës së Diktaturës. Kurrë GJK një akt të një parlamenti militantë nën diktatin e një njeriut që kërkon pushtet absolut, nuk duhet ta merrte në shqyrtim. Të ndërmarrësh akt për Presidentin, shkarkimin, siç bëri parlamenti i shkuar, vetëm parlament nuk ishte. Po lexoja që Presidenti i Kroacisë do tërheq çdo ushtar edhe pse nuk kishte në Ukrainë.

Ndërsa kryeministri thotë se mendova se po fliste ndonjë gjeneral rus. Por nuk mendojnë se për fjalën ta marrë nismën e shkarkimit. Që gjykata të vendos duhen 5 vota. Një gjykatës që voton për deklarata publike, nuk e meriton atë vend. Le të thonë një mijë herë. Por për deklarata që janë bërë kjo shkon drejt ligjit të propagandës. Dhe nuk shkarkohet Presidenti nga kjo. Të përdorësh si hanxhar GJK për fjalën e lirë.”- tha Berisha në emisionin Log.

Edhe sot nuk pati një përfundim të seancës në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pas disa orësh shpalosje të argumenteve nga mbrojtja e Metës, Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së tyre për 48 orë kohë për t'i përgjigjur 72 pyetjeve që i janë bërë nga anëtarët e Kushtetueses. Seanca e radhës pritet të mbahet ditën e hënë, ora 10:00.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP DELIRANT Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 04/02/2022 08:08

    O krimineli hajdut Salhe bajga del hapur që je kundra drejtësis se ke frik që do përfundosh si familje në burg o Salheu bajg. Po prit o Salhe se nuk është e largët dita që do shkosh në Reç o wc e Shqipris.

    Përgjigju
  • Erti: 04/02/2022 06:58

    O Sale, ke ça ke, por për vettingun në drejtësi ke plotësisht të drejtë. U hoqën dhjetra magjistratë (me shkollë magjistrature, jo plepash) medemek për parregullsi në deklarim dhe qëndruan disa ujqër me miliona eur që i dinë të gjithë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?