Sali Berisha akuza qeverisë: Edi Rama iu vjedh më të varfërve dhe ndërton instalacion 4 milionë euro në Kryeministri

9 Shtator 2022, 11:21| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 12:10

  • Share

 

Sali Berisha lëshoi disa akuza ndaj qeverisë, ndër to se ndihma sociale për krizën ekonomike është e pamjaftueshme, në kohën kur qeveria lëshon tendera miliona eurosh për investime që janë më pak emergjente se mospërballimi i jetesës nga populli. Berisha po ashtu përmendi edhe anijet që kanë mbërritur në Portin e Vlorës për të prodhuar energji, ku tha se këto anije lëshojnë squfur dhe mbetje shumë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, ndërsa kanë edhe kosto tejet të lartë.

“Shqipëria po zien dhe qytetarët janë të gatshëm të nisin betejën përfundimtare kundër këtij regjimi që vetëm i vjedh. Kosova i caktoi pensionisti 100 euro shtesë, studentit 50 euro shtesë, punonjësve publikë 100 euro, të administratës 50. Kosova mobilizoi 150 milionë euro edhe pse është dy milionë banorë dhe ka buxhet më të vogël. Edi Rama iu vjedh më të varfërve, qytetarëve. 4 milionë euro instalacion në oborrin e kryeministrisë. Tender 6 milionë euro për satelitët që tani s’ka asnjë vlerë në këtë kohë krize me emergjenca të tjera. Nëse do të marrësh të dhëna të sakta, abonohu në satelitët italianë apo britanikë. Kur nuk e kore verës, tani ikën zjarret. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes refuzoi të firmosë tenderin për satelitët, e shkarkuan dhe vendosen atë që e firmosi. Ka sjellë 2 anije si të fusësh 100 mijë makina me 100 km në ditë, gazra kancerogjenë me squfur. Me 740 milionë euro mund të ndërtoheshin të paktën 3 TEC-e si i Vlorës që do të punonin me ndotje shumë herë më të vogël sesa këto anije. Kryengritje paqësore kundër këtij regjimi”, u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha në Shkodër: Edi Rama tregoi fytyrën e vërtetë me atë paketë gjoja ndihmëse, po gjobit në mënyrë cinike familjarët! Mbështes PL për protestën


D.GJ//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?