Salerno/Itali, kapen 84 milionë tableta drogë e llojit amfetaminë, të prodhuara nga ISIS (VIDEO)

1 Korrik 2020, 10:19| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 10:32

  • Share

Në qytetin e Napolit, në Itali Guardia di Finanza ka sekuestruar 14 ton amfetaminë, e paketuar në 84 milion tableta me logon 'captagon', të prodhuara në Siri nga ISIS.

Në qoftë se droga do të hidhej në treg vlera e saj do të ishte mbi 1 miliard euro dhe mendohet se shuma do të përdorej për të financuar terrorizmin.

Ky është sekuestrimi më i madh i amfetaminave në botë, i realizuar nga Prokuroria Publike e Napolit, si pjesë e një veprimtarie komplekse hetimi kundër një organizate ndërkombëtare që merrej me importin e sasive të mëdha të drogave.

Droga që kishte mbërritur në portin e Salernos, ishte fshehur në 3 konteiner, brenda të cilave kishte edhe cilindra letre për përdorim industrial dhe makineri.

Cilindrat e letrës, rreth 2 metra të lartë dhe me një diametër prej 140 cm - me siguri të bëra në Gjermani – kishin disa shtresa, brenda të cilave ishte fshehur droga e cila u zbulua nga skeneri. Brenda çdo cilindri letre ishin të fshehura rreth 350 kg tableta amfetaminë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?