Meghan Makle dhe princ Harry

Sa para fituan Harry dhe Meghan nga dokumentari i bujshëm në 'Netflix'

24 Dhjetor 2022, 10:29| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 11:01

  • Share

Meghan Markle dhe princ Harry kane fituar 100 milion dollarë nga platforma ‘Netflix’ për shfaqjen e dokumentarit si edhe projekte të tjera që do të nisin së shpejti.

Kur Meghan Markle dhe Princi Harry u larguan nga shtëpia mbretërore, vendosën të shpërngulen në SHBA për të vazhduar jetesën e tyre, kjo pas mosmarrëveshjeve me familjen njerëzore dhe sipas Markle, për shkak të racizmit.  Duke qenë se familja mbretërore nuk mund t’i mbështeste më, pasi ata nuk ishin më anëtarë aktivë, çiftit iu desh të kërkonte mënyra të reja për të siguruar një jetë të mirë.

Në kohën kur mbërritën në Amerikë, gjigantët Spotify dhe Netflix krijuan një kontratë me çiftin. Tashmë janë publikuar seritë e dokumentarit të jetës së çiftit dhe publiku ka interes të di se sa para ka fituar çifti. Ashtu siç pritej, përdoruesit e Twitter-it nuk mund ta injoronin lajmin e ‘100 milion dollarë’ dhe për shprehën mendimet e tyre publikisht.

Duke përdorur një citim të Princit Harry nga dokumentari, në të cilin Duka i Sussex tha “është e mahnitshme se çfarë bëjnë njerëzit kur u ofrohet një sasi e madhe parash”, një përdorues u përgjigj: ” A iu pëlqen çfarë bën Harry? Duke luajtur në një dokumentar të Netflix dhe duke shkuar një libër, duke njollosur familjen dhe vendin tuaj? Mungesa e vetëdijes është e mahnitshme.”

Pjesa më e madhe e komenteve shprehej se çifti po ndjek para dhe vëmendje, si dhe po përhap gënjeshtra

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?