Kronikë

Sa më luksoze makina, aq më arrogant shoferi e aq më i pafuqishëm shteti

26 Qershor 2021, 09:57| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 10:03

  • Share

Një familje me 4 antarë: babë, nënë dhe dy bija,7 dhe 14 vjeç, u shua në autostradën Fier – Vlorë. Kishin ardhur nga Greqia ku prindrit punonin si emigrantë dhe, pasi kishin vizituar të afërmit në Patos, qenë nisur për pushime. Por fati e deshi që të bënin pushimin e përjetshëm. Aksident automobilistik, thoshte lajmi.

Në fakt nuk ishte aksident automobilistik, madje nuk qe as fati që solli fundin e tyre të dhimbshëm. Ishte një 22 vjeçar, me një Audi 100 mijë euroshe, që po e ngiste me 200 km në orë dhe erdhi e u përplas nga prapa me Nisanin e emigrantit.

Parë kështu kjo është vrasje e jo aksident. Madje nuk ishte rastësi që rioshi kishte tejkaluar gati dy herë limitin e shpejtësisë dhe grahte si të ishte në pistë aeroporti.

Policia thotë se nuk e kishte për herë të parë, ishte gjobitur dy herë për tejkalim shpejtësie dhe një herë tjetër për kalim të gabuar semafori.

Dhe s’di të thuash nëse këto shkelje i bënte nga që ishte i ri e me natyrë të papërmbajtur apo ngaqë komoditeti që i kishte krijuar i ati biznesmen, përfshi dhe Audin 100 mijësh, i kishin mbushur mendjen se ishte i veçantë, tejet e zoti dhe mbi të tjerët.

Po mbase shkeljet i bënte në harmoni me aforizmin alla shqiptar: sa më luksoze makina, aq më arrogant i zoti dhe aq më … servil polici.

Problemi është se harxhet si rregull i paguan fukaraja dhe, kur zullumi trashet, paguan në përmasa tragjike. Të kamurit e ‘të fortët’ shumë paguajnë nën dorë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/06/2021 01:43

    Prite kur t'ia hedhe me gjykim te shkurtuar: 20 vjet ulen,le te themi ne 18;18 vjet me amnistite e ndryshme behen 15;15 behen 10 per <<sjellje te mire>>;10 ulet ne 5 per <<menopauze mashkullore>> e <<rekomanduar me raport>> nga ndonje mjek shtoi ketu dhe ndonje darovitje nga babaka dhe kete trimin e kemi jashte me <<arrest shtepie>> pas 4-3 e 1/2 vjet.Dhe <<drejtesia>> u vu ne vend.

    Përgjigju
  • Ervin Leka: 26/06/2021 08:17

    Bravo i ke ren pikes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?