Sa like marrin politikanë shqiptarë në Facebook? Rama në krye, surprizon Topalli... Meta dhe Kryemadhi të fundit

31 Tetor 2020, 19:54| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 21:03

  • Share

TIRANË- Ndërkohe që çdo forcë politike propagandon sondazhet e veta në të cilat të gjithë dalin fitues dhe që në të vërtetë asnjëri nuk i tregon, një test në pëlqimin e politikanëve vjen nga Facebook.

Pa dashur t’i japim këtyre të dhënave asnjë vlerë absolute, por vetëm një tendencë pëlqimi nga ana e botës së social-mediave (një kriter i përdorur nga të gjithë politikanët perëndimorë), llogaritëm mesataren e pëlqimeve (like) të marra nga disa nga protagonistët kryesorë të politikës në 10 postimet e tyre të fundit në facebook. Dhe rezultati (i verifikueshëm nga secili pasi të dhënat janë online) nuk i lë hapësirë dyshimeve: Edhe pse pjesa më e madhe e mediave online dhe analistëve janë kundër Edi Ramës (ose ndoshta pikërisht falë kësaj) kryeministri vazhdon ta fitojë betejën e pëlqimit në mediat sociale.

Në vend të dytë është, surprizë, Jozefina Topalli që pak ditë më parë lajmëroi lindjen e një force të re politike ndërsa presidenti Ilir Meta që pretendon se flet në emër të gjithë popullit shqiptar, është në vendin e parafundit. Më keq se ai është vetëm liderja e LSI-së që është dhe gruaja e tij, Monika Kryemadhi.

Kjo është mesatarja e pëlqimeve (like) për 10 postimet e fundit e matur sot nga redaksia e Shqiptarja.com në orën 18.30.

1) Edi Rama: 4160 like 
2) Jozefina Topalli: 2100 like
3) Erion Veliaj: 2020 like
4) Rudina Hajdari: 1734 like
5) Lulzim Basha: 1455 like
6) Sali Berisha: 1128 like
7) Ilir Meta: 755 like
8) Monika Kryemadhi: 514 like

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dalipi: 01/11/2020 22:52

    Mos ngatero I Like Me GISHTIN perpjete Rama ka nje STRUCTURE. Punonjesish qe punojne on line qe Japin Like per te shtuar numurin e likeve. PO KUSH JANE ? ?? Ada Ada e ca emra abstrake nen EMRIN PS E MAJTA PROGRESIVE JO ME FALNI REGRESIVE QE NJE PORDHE BEN RAMA E SHFAQIN ME NJEHERE

    Përgjigju
  • eni: 01/11/2020 10:39

    Po kujt ja mban ti japi like Lulit a Sales ...flututon nga puna ose ...di njerez ne adm qe I detyrojne te jspin like....si cdo gje fals ne Shqiperi

    Përgjigju
  • TARRASI: 01/11/2020 10:15

    POPULLI SHQIPTAR S'ËSHTË BUDALLA ËSHTË POPULL INTELIGJENT E POPULL SHUM I DURUAR. E KY POPULL DO TË TRIUNFOI E DO DALI NË SELAMET. SE KY POPULL DI TA ZGJEDHI TË MIRËN NGA E KEQJA. RROFT POPULLI SHQIPTAR NË JET TË JETVE. POSHT FUNDËRRINAT E KOMBIT SHQIPTAR. ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 01/11/2020 09:52

    Kete vend e kete popull e ka marre lumi dhe tani te kemi me jete like-t e ketyre edepsezeve politikane.

    Përgjigju
  • Gol De: 01/11/2020 09:50

    Like a i thone Ilir Metes. Si paskan fituar x like (Ilira) psh Edi e Jozefina. Sipas meje te fitosh zgjedhjet duhet te kesh ZERO like

    Përgjigju
  • Thjeshtesi: 01/11/2020 06:16

    Shikoni pak shumat e like-ve, sa fiton e majta e sa e djathta.

    Përgjigju
  • tani: 31/10/2020 22:14

    po moni pse kaq pak ajo thote se do merrin 100 deputet

    Përgjigju
  • tanitomi: 31/10/2020 21:55

    jeni tepr korrekt

    Përgjigju
  • Edmond Godolja: 31/10/2020 20:51

    Mesimi online ok, konviktet te mos mbyllen

    Përgjigju
  • Kajaku: 31/10/2020 20:03

    Po Si ka mundesi qe keni harru ferren me falni Murrizin

    Përgjigju
  • O tej: 31/10/2020 20:01

    Edi eshte njishi

    Përgjigju
  • beni: 31/10/2020 19:59

    po dihbet se kush e ka me te forte propafanden ne rrjetet sociale, rama dhe veliaj paguajne njerez per kete gje

    Përgjigju
    • Arben Metani: 31/10/2020 20:16

      Me shume nga te gjithe paguan Basha, dhe pas tij Meta. Por prape ne fund dalin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?