Foto ilustruese

Sa kushton sistemi për identifikimin elektronik në zgjedhje? KQZ kërkesë 20 kompanive ndërkombëtare

13 Nëntor 2020, 14:47| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 14:50

  • Share

TIRANË- Me ngritjen e organeve të reja KQZ po punon për futjen e identifikimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku në mbledhjen e sotme u është drejtuar 20 kompanive ndër- kombëtare me eksperiencë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në proceset zgjedhjeve që të prezantojnë një vlerësim mbi kostot financiare të sistemit dhe pajisjeve.

‘Me qëllim që të nisë prokurimin për pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve dhe  për përllogaritjen e vlerës së kontratës sipas çmimeve të tregut, KQZ i ka kërkuar kompanive, listën e kostove bazuar mbi llojin dhe karakteristikat teknike të sistemeve të pajisjeve. Pas kësaj do të përcaktojmë buxhetin për projektin e identifikimit elektronik të votuesve, si dhe do të hartojë dokumentacionin e tenderit mbi të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit’, shkruhen në deklaratën e KQZ-së për mbledhjen e sotme.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?