Ronela Hajati

‘Sa je shëndoshur!’ Ronela Hajati nuk e kursen përgjigjen për ndjekësin (FOTO)

28 Gusht 2022, 14:56| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 14:58

  • Share

Ronela Hajati është një nga këngëtaret që ka marrë vëmendje të madhe pas pjesëmarrjes në Eurovision. Së fundmi, është komentuar shumë për peshën e saj, por nuk heziton që t’i përgjigjet ndjekësve.

Ndjekësi i shkruan: Sa je shëndoshur o rrush! Ndërsa ajo i ktheu përgjigje “Pse ti po më mban o rrush?”

Ndër të tjera ka folur për jetë e saj sentimentale duke thënë arsyen përse është ende beqare.

 “Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë njeri… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar…”– u shpreh Ronela.

Ndër të tjera tha: “Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”.

Komenti në Instagram

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?