Mjekja Albana Shahini në ‘Klinika 24’: Çfarë i ndodh trupit kur përdoren skanerë dhe përse është e rëndësishme komunikimi me radiologun

20 Prill, 22:29| Përditesimi: 20 Prill, 22:57

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte mjekja radiologe Albana Shahini. Ajo e nisi bisedën duke dhënë një informacion për atë që njihet si CT angiogramën.

”Kur themi CT përpara do të thotë që kemi të bëjmë me aparatin e skanerit, ose siç njihet në gjuhën popullore si skaner që i dedikohet vlerësimit të arterieve në pjesë të ndryshme të trupit” tha ajo në studio, duke shtuar se është e përligjur që njerëzit kanë një lloj frike apo paditurie për këto aparatura.

Falë teknologjisë që sot ka përparuar njerëzit mund të bëjnë kontrolle shumë specifike për të patur një informacion shterues për shëndetin e tyre.

”Kur pacienti kryen ekzaminime në kohë, shpëton jetën e vet, nga është shumë e rëndësishme që teknologjia dhe mjeku të bashkëpunojnë” shtoi mjekja, duke mos harruar të shtonte se skanerët e gjeneratës së fundin kanë një saktësi shumë të madhe.

Kur themi CT angiografi nënkupton që do kemi të bëjmë me injektimin e kontrastit intravenozë dhe koha e skanimit varet nga pjesët e ndryshme të trupit dhe koha e skanimit është shumë e vogël. Më pas është post procesi i analizimit të të dhënave për të patur një informacion të saktë. Stili i jetesës, konsumimi i duhanit, alkolit ka ulur ndjeshëm moshën kur shfaqen probleme të trupit, kjo gjë vihet re dhe në ekzaminimet skaner që bëhen zakonisht.”

Kur bëhet fjalë për efektet negative të skanerëve, më e përshtatshmja është MR angio dhe të paktën nuk ka rezatim dhe kontrasti që marrim ne rezonancë është pak më i sigurt se kontrasti që marrim në skaner” tha ajo, duke nënvizuar se komunikimi me rardiologun përpara ekzaminimit është shumë i rëndësishëm pasi radiologët kanë njohuri më shumë për rrezatimin, patologjitë që shkaktohen nga kontrastet duke ulur kështu faktorin risk që mund të jetë për pacientin.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?