Bujar Nishani dhe Fiona Nishani

‘Sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja’, vajza e Bujar Nishanit rikujton të atin me foton e veçantë

5 Korrik 2022, 08:34| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 08:39

  • Share

Vajza e ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishanit, Fiona, ka publikuar një foto të veçante me të atin, teksa i bën një dedikim prekës.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një imazh nga fëmijëria, kur babë e bijë shfaqen me pushime, ku Fiona, shumë e vogël, e përqafonte të atin e gëzuar.

“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi”, ka shkruar Fiona përmbi foton emocionuese.

Postimi i vajzës së Bujar Nishanit

Kujtojmë se ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ndërroi jetë në 28 maj, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?