'Sa e çuditshme të shoh ex-in me Bardhin', Sara rrëfen si është ndarë me Endrikun: Ishte mënyra më e keqe, zhgënjimi im i parë

10 Shkurt, 07:36| Përditesimi: 10 Shkurt, 07:40

  • Share

Sara Gjordeni ka rrëfyer sot për ndarjen nga Endrik Beba, këngëtarin me të cilin ka pasur një histori dashurie vite më parë, e sot janë të dy banorë të Big Brother.

Teksa shihte Endrikun që qëndronte me Bardhin, Sara tha se është ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme vetëm disa muaj pas fejesës.

Sara: Sa e çuditshme është që po shoh ex-in tim me Bardhin duke folur, bababa…

Albi: Ka qenë ex-i yt? Ça thua ti

Sara: Kam qenë e fejuar, ai është zgjënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qen

Albi: Dëgjova diçka kur hyri, nuk e di…

Sara: Disa muaj ka qenë, gati një vit. Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrë më të keqe të mundshme dhe prap kur erdhi kur erdhi i thash dje hajde flasim. E dija që nuk do vije i thash për shkak të situatës së Bardhit po të marr unë thash të clirojmë atë tensionin. Se këtu ka lojëra që do rrish ngjitur dhe për të mos u bërë ajo situata e sikletshme. E vlerësoj tha. Megjithatë i thash uroj mos të jesh më njeri që ke qenë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?