"S&P", Rama: Vlerësimi pozitiv 
tregon se nisi rritja ekonomike

11 Tetor 2014, 10:08| Përditesimi:

TIRANE - Vlerësimi nga një ekonomi e "qëndrueshme" në atë "pozitive", i raporit të agjensisë “Standard & Poor’s” ditën e djeshme, është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shefi i qeverisë, shpreh vlerësimin e tij, që pas kalimit të ekonomisë nga negative në pozitive, tashmë vendi ynë mund t’i gëzohet faktit që ka nisur rritja ekonomike e Shqipërisë.
 
"Një lajm shumë i mirë miq! Pasi e kaluam ekonominë nga negative në të qëndrueshme, vlerësimi i ri i Standard&Poor për Shqipërinë: Nga B ne B+" shkruan Rama
 
— Edi Rama (@ediramaal) October 11, 2014
Në një  grafik të postuar në rrjetet sociale, kryeministri ka shpjeguar trendin e rritjes ekonomike që ka pësuar vendi ynë. Sipas grafikut në fjalë, Rama nënvizon trendi negativi 3 mujorit të tretë të lënë nga qeveria Berisha është pasuar nga me 3 mujorët në rritje të qeverisë aktuale.

Kjo pasi sipas Ramës po kalohet nga një ekonomi e bazuar mbi huamarrjen masive të qeverisë dhe ndërtimi si sektor prioritar, në një ekonomi që bazohet mbi prodhimin vendas dhe shërbimet.

grafiku

Ditën e djeshme Standard & Poor’s bëri publik raportin ku shtoi vlerësimin për ekonominë shqiptare, nga B (e qëndrueshme) në B+ (pozitive). Sipas S & P, deri në vitin 2017, Shqipëria do ta ketë ulur deficitin buxhetor në nivelin 2% të Produktit të Brendshëm Bruto, nga 6.3% që është planifikuar për sivjet. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?