Thoma Tontonozi

Ryshfet për të mos bërë kontrolle/ Lihet në burg drejtori i Tatimeve në Korçë dhe specialisti

29 Gusht 2020, 15:53| Përditesimi: 29 Gusht 2020, 15:55

  • Share

KORÇË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar sot masat e sigurisë për drejtorin e Tatimeve në Korcë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, dy zyrtarët do të qëndrojnë në arrest me burg me akuzën e korrupsionit.

Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi, u arrestuan dy ditë më parë nën akuzën e korrupsionit në kuadër të operacionit të koduar “Tatimi”.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, për një muaj nën drejtimin e Prokurorit të çështjes dhe gjatë finalizimit të operacionit. Gjatë operacionit për arrestimin janë gjetur dhe sekuestruar një sasi vlere monetare dhe dokumentacion që vërteton implikimin e dy punonjësve në veprimtari korruptive.

Tontonozi dhe Bardhoshi kundrejt ryshfetit u premtonin disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?