Ryshfet deri në 100 mijë lekë, arrestohet inspektori i AZHBR! Favorizonte disa fermerë të përfitonin me pa të drejtë subvencione! Në pranga edhe një blegtor

28 Qershor 2022, 11:00| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 14:52

  • Share

Një inspektor i AZHBR-së në Korçë, Arbri Pajo, është prangosur nga policia e Korçës pasi akuzohet se në këmbim të ryshfeteve të majme ai favorizonte blegtorë të ndryshëm që të përfitoni me pa të drejtë subvencione nga shteti. Policia e Korçës njofton se inspektori, duke shfrytëzuar detyrën, ka favorizuar edhe disa fermerë të tjerë, që të përfitonin nga skema e subvencioneve mbështetëse, shuma më të mëdha monetare, në kundërshtim me ligjin, duke iu kërkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri në 100.000 lekë” Bashkë me inspektorin Pajo është arrestuar edhe blegtori Shaban Zaçe, i cili kishte dhënë  90 mijë lekë ryshfet që të merret 1 mln lekë subvencion nga AZHBR.

Hetimi është kryer për një periudhë tre mujore nga seksioni për Krimin Ekonomiko-Financiar në Policinë e Korçës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit. Përmes operacionit të koduar “Subvencioni” u arrestuan Arbri Pajo, 35 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, me detyrë inspektor terreni pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) si dhe  Shaban Zaçe 38 vjeç, banues në Ersekë, blegtor.

Arrestimi i të dyve është bërë në flagrancë, në lagjen nr. 8 në Korçë, në momentin kur blegtori Zaçe, përfitues i subvencionit për bagëtitë, po i ofronte ryshfet (90.000 lekë), inspektorit të AZHBR-së, me qëllim që të përfitonte në mënyrë të parregullt, nga skema mbështetëse, shumën 1.000.000 lekë.

Ky nuk ishte rast i vetëm që inspektori Pajo ka ndjekur të njëjtën skemë, duke shfrytëzuar detyrën! Ai ka favorizuar edhe disa fermerë të tjerë, që të përfitonin nga skema e subvencioneve mbështetëse, shuma më të mëdha monetare, në kundërshtim me ligjin, duke iu kërkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri në 100.000 lekë. Inspektorit iu gjetën në momentin e arrestimit 90.000 lekë, që dyshohet se i ka pranuar si ryshfet nga 38-vjeçari blegtor.

Parate e sekuestruar

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tano: 28/06/2022 15:39

    O ju hegert mortja,zbuluat korripsionin e shekullit o sherlok holmsa.po te azhbr e di gjithe bota qe eshte tarifa minimumi 20% per te marre financim.luleshtrydhja merrte 5000€ per trakoret kineze me matrikull "gjerman" , apo sa tregje, impiante solar , bujtina e lloj lloj sajesash me preventiva fallco kane kaluar kur jepet 20% . Hej mortja .

    Përgjigju
  • Ermali: 28/06/2022 14:48

    Keni nje drejtor te nje drejtorie te vogel te Ministria e Financave qe meren me kredite shifeni pak ju lutmi se si ka bo ai aty! Rrumpalle edhe pstaj thote Rama do boj shtet. Me cin do bosh shtet me lango kumarxhi e hajduta?!

    Përgjigju
  • Andi: 28/06/2022 14:45

    Po Arlind Gjokuta qe mbron drejtoret e Ministrise se Financave dhe eshte ne konflikt interesi sepse eshte Sekretar i Pergjuthshem kur do pergjigjet?! Madje po doni dhe emrat e drejtoreve shok te Arlindit.....

    Përgjigju
  • Tiranësi: 28/06/2022 13:33

    Drejtori Beduinin vala marë si e bëri ku i mori lekët. Aq më keq i kaloj 400 000 $ guzhinjerit dhe SPAK bën sikur nuk shikon dhe nuk dëgjon. Turp Turp

    Përgjigju
  • Erald: 28/06/2022 12:57

    Te Azhbr ne Tirane po marrin 20-30% te cdo fondi me qindra mijera dhe miliona euro keta bejne operacion arrestojne nje fermer me 50 koke dhi.

    Përgjigju
  • Timi: 28/06/2022 11:51

    Shifni ke ka shef se nuk hane vetem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?