Foto ilustruese

Rutina më e mirë gjatë verës për kujdesin ndaj lëkurës

22 Qershor 2022, 21:58| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 22:04

  • Share

Shumica e ditëve të verës kalohen në plazh, festa në pishinë, pikërisht koha më e përshtatshme për pushime, por gjithashtu një kohë e shkëlqyer për ta shfrytëzuar për kujdesin ndaj lëkurës.

Orët më të gjata të ditës, moti i nxehtë dhe i thatë mund të ndikojnë në lëkurën tonë, e cila në krahasim nga periudhat e tjera të vitit është me e ekspozuar nga rrezet e forta të diellit.  Kujdes ndaj lëkurës në verë është i domosdoshëm.

Për një kujdes të mirë në këtë kohë, dermatologët rekomandojnë përdorimin e një hidratuesi të kombinuar me mbrojtësin e diellit. Një hidratues i lehtë me SPF prej 30 ose më i lartë mund të jetë i mjaftueshëm për shumicën e personave.
Shpesh herë vërehet se hidratuesit me përmbajtje të trashë sjellin pore të bllokuara, inflamacion, dhe akne, sidomos nëse keni një fytyrë me akne aktive ose lëkurë të yndyrshme, duke zgjedhur një hidratues / SPF mund të ndihmojë në mbajtjen e pastër të lëkurës.

Vitamina C është e rëndësishme gjatë gjithë vitit, por më shumë e rëndësishme është në verë. Ajo ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimit, në përmirësimin e shfaqjes së rrudhave të imëta, dhe mund të ndihmojë në prodhimin e kolagjenit.

Është shumë e rëndësishme po ashtu që produktet kozmetike që vendosni mos të bllokojnë poret e lëkurës. Ekspertët, gjithashtu rekomandojnë mbajtjen e syzeve të diellit dhe kapele të gjera, e rëndësishme është të shmanget dielli i mesditës.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?