Rusi-Nato pranë konfliktit, eksperti i sigurisë: U lumturova kur kryeministri tha se do rindërtohet industria e luftës

5 Prill, 13:34| Përditesimi: 5 Prill, 14:17

  • Share

Eksperti i sigurisë, Arben Çuko foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ mbi situatën ushtarake që ka mbërthyer Evropën, por edhe Shqipërinë me kërcënimet nga Moska dhe presidenti rus Vladimir Putin. Çuko fillon me anën historike duke treguar se u krijua iluzioni pas luftës së ftohtë se do të mbizotëronte gjithnjë pacifizmi në Europë.

'Pas fitores së Luftës së Ftohtë të vendeve të demokracive perëndimore filloi të vihej në dyshim roli i NATO-s. Lufta në Ukrainë tregoi se fryma pacifiste, rezultoi Utopi me pasoja goxha të mëdhaja. Fryma pacifiste që u fut brenda Aleancës rezultoi utopi. Shtetet ulën shërbimet e mbrojtjes, shkurtuan buxhetet, reduktuan armatimet, me idenë që do ketë paqe. Ia lanë peshën SHBA e cila nga ana e vet filloi të ushtroj presion të ngritur shpenzimet në 2%. Dy vite nuk mjaftojnë që të rifutësh në punë industrinë ushtarake.', thotë Çuko.

Çuko thotë se nga ana tjetër Rusia i ka ruajtur mjetet ushtarake që nga koha e Bashkimit Sovjetik dhe e ka futur ekonominë e saj në shinat e luftës.

'Lufta në Ukrainë po tregon se do ta fitoj ai shtet që prodhon më tepër armë municion dhe ka resurse. Faktet janë fatkeqësisht në favor të Rusisë. Edhe pas rënies së BS, Rusia nuk ka hequr dorë kurrë as nga ekspansioni dhe armatimi. Ka mbajtur një armë të tillë rezervë dhe pas 60 vjetësh e fut në luftim. Sot në këto dy vite, por tregojnë një nga gabimet në parashikimin e situatave ishte shkurtimi i buxheteve, ulja e armatimeve. Rusët tregojnë që ka mbajtur rezervat qoftë edhe të vjetra. Evropa pernëdimore nuk po arrin dot të furnizojë në armë Ukrainën.', shprehet eksperti.

Sipas tij, Evropa i ka bërë shumë lëshime Putinit dhe Rusisë dhe një fitore e tyre do të kishte efektin domino në të gjithë lindjen.

'Një fitore e Rusisë në Ukrainë do të ishte lëvizja e parë e efektit domino. Pastaj do fillonte efekti domino për të gjitha shtetet e BS. Putini do të testojë NATO-n në Estoni. Lufta në Ukrainë, Aleancën e ka forcuar shumë. Fillimisht duhet vendimi politik që të fillojnë veprat. Sulmi rus e ka shkundur gjermanin dhe ka zgjuar nga gjumi gjithë Evropën Perëndimore. I kanë bërë lëshimë Rusisë në Gjeorgji, në Krime. Janë si lëshime që i bëri Evropa Hitlerit në 1938.', shton Çuko.

Sakaq, ai e sheh mjaft pozitive vendimin e qeverisë shqiptare për të rritur shpenzimet buxhetore në sektorin e mbrojtjes.

'Vendimet e fundit kanë qenë shumë pozitive. Për herë të parë që nga futja jonë në NATO, shteti shqiptar ka dhënë për mbrojtjen 2% të GDP. Ka ndryshuar konceptet në parjen e kësaj situate me shumë vëmendje. Po përgatitet dhe ligji për rezervistët, është marrë vendim për zmadhimin e ushtrisë. Kjo është gjë e mirë. Këto hapa duhen bërë më shpesh. Nuk ka kohë. Rusia për këto 2 vite e ka futur ekonominë e vet në shinat e luftës. Duhet të rikthejmë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.', vijon më tej Çuko.

Putin po bëhet mjaft i rrezikshëm dhe prapa ka dhe një popull të unifikuar rus.

'Putini në çdo dalje thotë se ne po luftojmë me NATO-n. Ka dështuar ushtria ruse me një shtet modest si Ukraina. Dështimet e Rusisë në këto 2 vite janë të dukshme. Duke e bashkuar me metoda dhune popullin rus pas vetes, është i rrezikshëm.'

Së fundmi, Çuko tregon lumturinë e tij kur sjell në vëmendje vullnetin e kryeministrit Rama për të rikthyer industrinë ushtarake në vend.

'U lumturova kur dëgjova kryeministrin që tha ne do të rindërtojmë industrinë ushtarake dhe do të eksportojmë produkte made in Albania. Industria ushtarake e jona pas prishjes me Kinën u lidh me liderin e kohës me Boforsin, Suedi. Ne kemi pas prodhuar 86 milionë fishekë, për teknologjinë e asaj kohe ishin goxha. Kemi prodhuar 600 mijë mina mortaja. Nga 82-90 industria jonë ushtarake ka prodhuar 220 mijë automatikë të prodhimit shqiptar ASH-82. Ne bënim riparimin ushtarak të të gjitha mjeteve. Duhet vullnet, për të ruajtur thelbin e industrisë tonë ushtarake. Fatkeqësisht do ta marri nga zeroja.

Nga njëra anë Putini na ka bërë nder, ka zgjuar nga gjumi Evropën. Ka shkundur Gjermaninë.', përfundon Çuko.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/04/2024 03:32

    Evropa asnjehere nuk ka pasur paqe te vertete.Po t'a mendosh holle,per nje kontinent qe e mban veten si super te civilizuar e super modern,kemi pasur luftera njelloj si Afrika,L.e Mesme e me gjere, me nje cikel kohor gati periodikisht te rregullt,vetem qe jemi pak si snobe kur e krahasojme veten me kontinente e shtete te tjere te botes se dyte e te trete.

    Përgjigju
  • Leka: 05/04/2024 20:59

    Injoranca dhe dallkaukizmi mbeten tipare kryesore te ithtareve te ramizmit. Tashme ne versionin e rimekembjes se industrise ushtarake tr Shqiperise. Porse ajo eshte komplet jashte cdo standarti te NATO sepse eshte dizenjuar te prodhoje materiale ushtarake per armatime...ruso-kineze!?! Ky eshte mender eksperti, nje ish kapter enverist dhe oficer berishist qe shkelqimin e paska kap me kryeidiotin e trashegimise komuniste.

    Përgjigju
  • Xoni: 05/04/2024 16:49

    Hahaaa doli nga burgu i biri Lenkes mo?!

    Përgjigju
  • Guni: 05/04/2024 14:21

    foli malariku

    Përgjigju
  • Beni: 05/04/2024 13:50

    U lumturova tani qe do prodhojme mjetet e vdekjes thote ky rq . Ju mbeturina ju qr e katandiset kete vend ne piken e hallit dhe vjen cdokush nga pr ben cfare ti doje qejfi dhe ju detyron te beheni bushtrat e perendimoreve duke na hequr cdo vlere si komb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?