Rusia teston raketën e re të sistemit të mbrojtjes ajrore në Kazakistan

2 Dhjetor 2022, 17:42| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 17:39

  • Share

1669967070_pp.JPG

Moska ka testuar një raketë të re të sistemit të mbrojtjes ajrore në Kazakistan. Lajmin e bëri të ditur ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas asaj që deklarojnë rusët, raketa u lëshua nga qendra e testimeve Sary Shagan të premten. Po ashtu u bë e ditur se testi rezultoi i suksesshëm, por detaje të tjera nuk u dhanë, raportojnë mediat e huaja.

Kujtojmë se disa ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev firmosën një dokument bashkëpunimi pasi dy vendet shënuan tri dekada të bashkëpunimit diplomatik.

Në Deklaratën e 30-vjetorit të Vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike u përsëritën përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin bilateral në politikë, ekonomi, mbrojtje, kulturë, edukim, kujdes shëndetësor dhe sporte.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE marrëveshje për çmimin tavan të naftës ruse: Jo më shumë se 60 dollarë! Kremlini: Gati të flasim edhe me SHBA-të


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?