Rusia sot në votime/ Provë për Putin-in pas helmimit të kryeopozitarit Navalny

13 Shtator 2020, 13:11| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 13:13

  • Share

Pothuajse 35 milion rusë janë thirrur sot në votime për zgjedhjet lokale.

Votimi do të zgjedhë guvernatorët rajonalë, ligjvënësit federalë, rajonalë dhe komunalë në 41 nga 85 rajone dhe në garë ka rreth 160 mijë kandidatë

Këto zgjedhje shihen si një provë për Rusinë e Bashkuar, partia në pushtet që mbështet Presidentin Vladimir Putin.

Votimi vjen brenda disa javësh nga helmimi i Alexei Navalny, lideri i opozitës dhe kritik i Kremlinit

Këto janë gjithashtu zgjedhjet e para pas referendumit të korrikut, që I dha dritën  jeshile Reformës kushtetuese, e cila lejon Vladimir Putinin të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Votimi gjithashtu do të certifikojë ‘gjendjen shëndetësore’ të Rusisë së Bashkuar një vit pas zgjedhjeve për rinovimin e parlamentit kombëtar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?