Rusia shpall “non grata” kryeministrin dhe 50 politikanë irlandezë

16 Nëntor 2022, 17:26| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 17:24

  • Share

1668615723_qqqqqqq.PNG

Ministria e Jashtme e Ruse ka deklaruar se ka ndaluar hyrjen e më shumë se 50 politikanëve irlandezë, përfshirë edhe kryeministrin irlandez, Micheal Martin, për shkak të sanksioneve të Perëndimit.

Gjithashtu, edhe zëvendëskryeministri i Irlandës Leo Varadkar dhe ministri i Jashtëm, i Drejtësisë dhe i Financave, janë në mesin e të sanksionuarve, raporton The Guardian.

"Duke vepruar sipas urdhrave të Brukselit, Irlanda po kryen një fushatë propagandistike agresive anti-ruse", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Ruse.

Kjo lëvizje e Rusisë vjen pas paralajmërimit të Perëndimit për aksione të reja ndaj saj. Kur lufta në Ukrainë po hyn në muajin e nëntë Rusia është tërhequr nga Kherson por ka intensfikuar sulmet në Kiev duke lënë pa energji rreth 7 milionë banorë.


Lajmi kryesor:

Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?