Specialistët i injektojnë vaksinën një lepuri

Bota

Rusia regjistron vaksinën e parë në botë COVID-19 për kafshët

31 Mars 2021, 17:04| Përditesimi: 31 Mars 2021, 17:06

  • Share

Ndërsa qeveritë në të gjithë globin përpiqen të sigurojnë dozat e vaksinave Covid-19 për njerëzit, Rusia ka regjistruar vaksinën e parë në botë të koronavirusit për kafshët, njoftoi të mërkurën media shtetërore TASS.

Vaksina quhet Carnivak-Cov, ndëersa lajmin e ka bërë të ditur media shtetërore ruse, TASS.

"Carnivak-Cov, një vaksinë kundër infeksionit koronavirus për kafshët mishngrënëse, e zhvilluar nga Qendra Federale e Rosselkhoznadzor për Shëndetin e Kafshëve, është regjistruar në Rusi. Deri më tani, është produkti i parë dhe i vetëm në botë për parandalimin e Covid-19 te kafshët", njoftoi media ruse.

Vaksina ka të ngjarë të prodhohet masivisht në prill.

Provat klinike të Carnivak-Cov filluan tetorin e kaluar, ndërsa hulumtimi përfshiu qen, mace, dhelpra, vizon dhe kafshë të tjera.

Savenkov tha se të gjitha kafshët e vaksinuara zhvilluan antitrupa dhe se rezultati i hulumtimit i dha Rusisë "baza për të arritur në përfundimin se vaksina është e sigurt dhe ka efekt të fortë imunogjenik".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?