Foto ilustruese

Rusia përfiton nga Ukraina, 1 miliard dollarë grurë këtë vit

4 Dhjetor 2022, 08:27| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 08:30

  • Share

Ukraina e ka humbur kontrollin për korrjen e grurit dhe drithë në disa zona të saj. NASA bën me dije se nga kjo arsye, Rusia ka korrur rreth 1 miliard dollarë grurë ukrainas këtë vit.

Sipas programi ushqimor të agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, u korrën 5.8 milion ton drithë në fushat e Ukrainës, të cilat nuk janë nën kontrollin e Ukrainës. Këto imazhe, u pasqyruar edhe për mediat nga vëzhgimet satelitore. Në total, të korrat nga territori ukrainas këtë vit ishin rreth 26.6 milion ton grurë. Por, në krahasim me korrjet e vitit 2021, kjo korrje është më pak. Në vitin 2021 janë korrur 33 milionë tonë, është afër mesatares pesëvjeçare prej 27.9 milionë tonësh.

Ukraina nuk përfiton nga korrja e grurit, pasi 22% e fushës është e “pushtuar” nga forcat ruse, duke filluar që nga data 24 shkurt e fillimit të pushtimit rus mbi territoret ukrainase. Për këtë shkak, pjesa lindore e vendit është e kontrolluar nga Rusia, e cila prodhon grurë dhe drithë dhe të gjitha fitimet nga shitja i bën pjesë të fondit të vet.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Diplomatja Amerikane: Putin, jo i sinqertë për bisedimet e paqes! Gjermania mirëpret një tjetër 'valë' refugjatësh! Rusia sulmon lindjen dhe jugun e Ukrainës


F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?