Rusia përdor veton, bllokon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon pushtimin e Ukrainës! 3 vendet që abstenuan

26 Shkurt 2022, 00:05| Përditesimi: 26 Shkurt 2022, 07:49

  • Share

Rusia ka përdorur të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e saj në Ukrainë.

Njëmbëdhjetë nga 15 anëtarët e këshillit votuan për rezolutën, e cila u hartua nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan.

Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, po shërben aktualisht si president i këshillit të këtij muaji.

Dështimi i rezolutës hap rrugën që mbështetësit të bëjnë thirrje për një votim të shpejtë për një rezolutë të ngjashme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh, ku nuk ka veto.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Gati për armëpushim! SHBA: Diplomacia e pamundur nën tytën e armës, Rusia të tërheqë trupat! NATO: 'Oreksi' i Putin nuk ndalet në Ukrainë


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?