Foto ilustruese

Rusia për vaksinën e Oxford: I kthen njerëzit në majmunë

16 Tetor 2020, 13:46| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 13:49

  • Share

Rusia ka nisur një fushatë diskreditimi dhe dezinformomi për vaksinën kundër Covid-19 të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike, AstraZenneca raporton britanikja Daily Mail.  

Fushata e iniciuar nga Rusia, synon të përhapë frikë duke pretenduar se vaksina do t’i kthejë njerëzit në majmunë. Në mediat sociale qarkullojnë imazhe dhe video që sugjerojnë se çdo vaksinë e bërë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte e rrezikshme për popullsinë.

Një prej imazheve tregon kryeministrin britanik Boris Johnson duke ecur në Downing Street, ku duket si një majmun.

Testi i pari i vaksinës së Oxfordit pritet të jetë gati para Krishtlindjeve. Të dhënat e marra nga provat klinike sugjerojnë se vaksina është e sigurt dhe krijon antitrupa të cilët mbrojnë nga virusi. Shpresat për t’i dhënë fund pandemisë varen nga gjetja e një vaksine. Pa një vaksinë ose një kurë – asnjëra prej të cilave ende nuk ekziston nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar Covid-19.

Fushata me imazhe të tilla filloi një muaj më parë pasi një vullnetar në provat klinike të vaksinës  së  Oksfordit u sëmur duke pezulluar zhvillimin e vaksinës përkohësisht.

Ndërkohë që Rusia ditën e djeshme ka konfirmuar se edhe vaksina e saj e dytë, i ka kaluar me sukses testet e nevojshme.

Komento

Komente

  • Putin: 17/10/2020 09:33

    Ruset kane te drejt,kjo bote eshte frut i inteligjences se Zotit,çdo nderhyrje ne krijesat super teknollogjike te Zotit do te sjelli deme,pse? sepse ska shanse qe te jemi me te zgjuar se ai,rroft Rusia ne qoftese e ka ket fushate pa djallezira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?