Foto ilustruese

Rusia: Nxënësve do t'u mësohet teknologjia e dronëve ushtarakë në shkolla

2 Shkurt, 16:40
  • Share

Agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një zyrtar të lartë, ka raportuar se nxënësve të shkollave ruse do t'u mësohet teknologjia e dronëve për qëllime ushtarake dhe industriale në kurse ndërtimi.

Zëvendësministrja ruse e Arsimit, Tatiana Vasilyeva, tha gjithashtu në parlament se studentëve duhet t'u jepet më shumë kohë për t'u mësuar vizatimin teknik, një aftësi thelbësore për punën e lidhur me dizajnin.

Dronët që variojnë nga pajisjet e dorës deri tek avionët e plotë janë bërë një nga armët kryesore në luftën në Ukrainë, raporton Protothema.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?