'Rusia nuk ka asnjë interes të luftojë me vendet e NATO-s', reagon Putin: Komentet e Biden janë absurde

17 Dhjetor 2023, 10:15| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 17:55

  • Share

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se pretendimi i presidentit amerikan, Joe Biden, se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s nëse ai fitonte në Ukrainë ishte absurditet i plotë.

Sipas Putinit, Rusia nuk ka asnjë interes të luftojë me ushtrinë e aleancës së NATO-s. Biden në fillim të këtij muaji paralajmëroi se nëse Putini arrinte një fitore mbi Ukrainën, atëherë Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s, megjithëse nuk ofroi prova të qarta për komentet e tij, raporton Reuters.

“Është absurditet i plotë dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë. Rusia nuk ka asnjë arsye, nuk ka interes, asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik dhe as ushtarak për të luftuar me vendet e NATO-s“, tha Putin në një intervistë të publikuar të dielën (17 Dhjetor) nga televizioni shtetëror Rossiya, duke shtuar se gjithçka ishte një përpjekje për të justifikuar “politikën e tij të gabuar” mbi Rusinë.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?