Rusia nuk i uron SHBA-ve ditën e Pavarësisë

4 Korrik 2022, 17:31| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 17:32

  • Share

Moska bërët të ditur të hënën se nuk do t'i dërgojë një mesazh urimi Shteteve të Bashkuara për të shënuar Ditën e Pavarësisë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se urimet "vështirë se mund të konsiderohen të përshtatshme" duke përmendur ato që ai i quajti "politika jomiqësore" të Shteteve të Bashkuara.

SHBA-të e kanë kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë. Uashingtoni i ka dërguar Kievit armatime si dhe e ka ndihmuar atë me stërvitjen e trupave ushtarake të vendit, ndërsa udhëheq përpjekjet për sanksione kundër Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar udhëheqësit e mëparshëm amerikanë për festën, përfshirë ish-presidentët Donald Trump dhe Barack Obama. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një postim në Twitter të hënën ka uruar Presidentin Biden dhe popullin amerikan për “paqe e prosperitet”.

“E vlerësoj ndihmën që paraprin të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta, sikurse liria, demokracia e pavarësia”, shkruante zoti Zelenskyy./ VOA

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daje Sami: 05/07/2022 02:00

    I plasi Amerikes se nuk e uroi Putini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?