Ambasada ruse në Maqedoni

Rusia kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë: Ndërhyrja e tepruar e SHBA-ve dhe BE-së

21 Tetor 2018, 11:54| Përditesimi: 21 Tetor 2018, 12:11

  • Share

MAQEDONI- Rusia është shprehur kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë sipas marrëveshjes me Greqinë.

Në një postim në Twitter, pas votimit pro në Kuvendin e Maqedonisë për ndryshimet në Kushtetutë, Ambasada Ruse shkruan se e pranon Maqedoninë me emrin e saj kushtetues që ka njohur 26 vite më parë dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshonte.

Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues 26 vjet më parë dhe nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj. Ndërhyrja e tepruar e SHBA dhe BE në çështjet e brendshme të Maqedonisë tejkalon të gjitha kufijtë e ministrive të Punëve të Jashtme. 

Ambasada ruse

Dy ditë më parë, qeveria e Maqedonisë ka miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut me tetë vota të deputetëve të opozitës. 

Pas votimit të djeshëm, VMRO DPMNE ka zhvilluar një mbledhje urgjente ku edhe ka vendosur përjashtimin e shtatë deputetëve të saj: Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska. Pjesë e votës pro ishte edhe Zeqir Rançilloviq, i cili ishte  pjesë e koalicionit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?