Në një postim në Telegram, zëdhënësja e ministres së Jashtme ruse, Maria Zakharova, akuzoi NATO-n për bashkëpunimin në krimet e regjimit të Ukrainës.
“NATO është bashkëpunëtor në krimet e regjimit të Ukrainës”, ka shkruar Maria.
Ajo iu përgjigj deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg, i cili tha se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.
Disa ditë para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht të Rumanisë, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës foli në një konferencë shtypi mbi vendosmërinë e organizatës së sigurisë për të qëndruar përkrah Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.
Ai u kërkoi vendeve anëtare të vazhdojnë me dhurimin e sistemeve ajrore dhe furnizimeve të tjera jetike për Ukrainën, sidomos tani që po dimri po afron.
Lajmi kryesor:
Lufta ne Ukrainë/ Putin u drejtohet nënave të ushtarëve: Mos i besoni internetit dhe TV! Në Kiev, 50% e shtëpive janë pa energji elektrike
S.S/ReportTv.al