Foto ilustruese

Rusia, Fugës: Jemi gati t’iu sjellim vaksinën Sputnik-V kundër COVID! Pse pikërisht në këtë moment kjo ofertë?

28 Dhjetor 2020, 22:08| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 11:01

  • Share

TIRANË- Rusia është shprehur e gatshme për të sjellë vaksinën “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Ambasada e Rusisë në Tiranë ka njoftuar qeverinë shqiptare se Rusia ka marrë autorizimin për të negociuar me vendet të cilat janë të interesuara të sigurojnë vaksinën kundër COVID-19.

Postimi në rrjetet sociale vjen si një përgjigje ndaj drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ku theksojnë se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19.

“Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri”, shkruan letra e publikuar nga ambasada. “Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera”, përfundon postimi.

Ky njoftim vjen në një kohë kur kompania biofarmaceutike britanike-suedeze AstraZeneca tha se do të provojë vaksinën e saj Covid-19 në kombinim me vaksinëm ruse pasi shkencëtarët rusë muajin e kaluar treguan që kombinimi i dy preparateve mund të rrisë efektivitetin e saj, e mbi të gjitha për shkak se kushton më lirë krahasuar me vaksinat e tjera. Aktualisht i vetmi vend që ka nisur bisedimet edhe për marrjen e vaksinave ruse dhe kineze është Serbia.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Urtesia popullore: 29/12/2020 08:41

    Dhurata e armikut eshte o helm o thike.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 29/12/2020 02:42

    Greqia hyri ne det Rusia po kerkon te hyje ne token shqiptare Serbia po kerkon te zaptoje Kosoven nuk po e kuptojme pse NATO dhe BE nje sy po e qerrojne dhe nje vesh po e shurdhojne?

    Përgjigju
  • Jepja: 29/12/2020 01:02

    Jepjani parlamentit vaksinen ruse

    Përgjigju
  • per sport: 29/12/2020 00:53

    me mire presim europen qe te na e jape vaksinen kur ti doje trapi, dhe vaksine ruse te mos perdorim.

    Përgjigju
  • Kola: 29/12/2020 00:36

    Nga komunista te komunista.. Nuk ndryshon gje

    Përgjigju
  • Ben: 28/12/2020 23:59

    E pse me mos e marr?

    Përgjigju
  • Turi: 28/12/2020 23:03

    Mos shikoni kush eshte Rusia apo Amerika e rendesishme eshte qe te meret nje vaksine efikase dhe e sigurt gjithashtu duke pare edhe kostot

    Përgjigju
  • Pol: 28/12/2020 22:52

    sepse edi rama doli me duar bosh nga amerika dhe europa

    Përgjigju
  • Poshte Rusia poshte Putini: 28/12/2020 22:34

    Mos e hani sapunin per djathe. Po u fut rusi ketu zor se del kollaj

    Përgjigju
    • goni: 28/12/2020 23:24

      duhet me jua thy pak hundet ktyre me rusin dhe kinezin se boll po tallen me ne europianen tu na sjell si miu me macen

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?